Masakra ruse nuk ka fund. Në varr i tretë masiv është gjetur në një fshat jashtë Mariupolit, sipas një zyrtari ukrainas në Telegram.
“Në fshatin Stari Krim është gjetur një varr masiv. Ky është varrimi i tretë masiv pranë Mariupolit”, thuhet në raportin përkatës, ku përfshihen edhe pamje nga sateliti.
Thuhet se sateliti ka “kapur” gropat e gërmuara në varrezat e fshatit, të cilat u shfaqën më 24 mars, pas pushtimit të saj nga forcat ruse. Fotoja origjinale satelitore e publikuar nga kompania amerikane Planet Labs tregoi se varret ishin 60-70 metra të gjata.
Dy javë më vonë, më 7 prill, pamjet e përditësuar treguan se vendi i varrimit ishte zgjeruar.
Këshilli Bashkiak i Mariupolit tha sot se më 24 prill u vu re një zgjerim i ri, me gjatësinë e varrit masiv që u rrit në më shumë se 200 metra. Trupat ruse thuhet se kanë bërë kërdinë në Mariupol, duke bombarduar civilë të paarmatosur dhe duke ndërprerë ndihmën humanitare.
Sipas kryebashkiakut të Mariupolit, që nga fillimi i pushtimit rus, deri në 20,000 civilë mund të jenë vrarë në qytet. Rreth 150,000 civilë janë evakuuar nga Mariupol në territorin e kontrolluar nga Ukraina, ndërsa 120,000 të tjerë mbeten të bllokuar.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...