Autori i masakrës me 51 viktima në dy xhami të Zelandës së Re ka marrë dënimin për jetë dhe pa të drejtë lirimi. 29-vjeçari australian akuzohet për vrasje të motivuar prej urrejtjes për myslimanët dhe për terrorizëm.
Një gjykatë në Zelandën e Re ka vendosur burgimin me jetë të autorit të masakrës së vitit të kaluar që la dhjetëra viktima në dy xhami të vendit.
29-vjeçari, Brenton Tarrant, pranoi fajin për ekzekutimin e 51 personave, tentativën për vrasje të 40 të tjerëve dhe akuzën për terrorizëm.
Shtetasi australian i tha trupës gjykuese se sulmin e 15 marsit të kaluar e kishte përgatitur me vite, dhe kur sulmoi besimtarët myslimanë teksa faleshin në xhamitë e qytetit zelandez të Krajstçërçit, qëllimi ishte t’u vinte zjarrin godinave e më pas të sulmonte një xhami të tretë.
Ekstremisti antimysliman mohoi të qenit racist apo ksenofob, dhe refuzoi ndihmën e psikiatrit, duke thënë se problemet e tij mendore nuk i kuptonin ekspertët, dhe se ai do i zgjidhte vetë.
Pas katër ditëve seanca me dëshmitarët dhe në praninë e 29-vjeçarit, kryegjyqtari i çështjes i konsideroi krimet e tij makabre dhe të pafalshme.
“Veprimet e tua ishin çnjerëzore. Dukesh që je një person me probleme i motivuar nga urrejtja për të tjerët që i konsideron ndryshe nga vetja. Nuk ke kërkuar asnjë falje për dëmet që ke shkaktuar, për masakrën, për kërdinë mbi të paarmatosurit dhe të pambrojturit. Krimet e tua janë kaq të tmerrshme sa edhe burgosja deri në vdekje nuk t’i shlyen.”
Qindra veta u mblodhën të enjten përpara gjykatës zelandeze për të ndarë trishtimin për viktimat por edhe për të festuar verdiktin kundër vrasësit të familjarëve tyre.
I pranishëm ishte edhe refugjati afgan i konsideruar tashmë hero, pasi në kohën e sulmeve e ndoqi terroristin e ri dhe u përlesh me të duke e detyruar të largohej.
“Sot janë përmbushur procedurat ligjore për këto krime mizore. Ekstremistët janë të gjithë njësoj, qoftë kur përdorin fetë, nacionalizmin apo ndonjë ideologji tjetër. Ata përfaqësojnë urrejtjen kurse ne këtu sot dashurinë, dhembshurinë, myslimanë dhe njerëzit e pabesim.”
Dënimi për jetë pa të drejtë shqyrtimi për 29-vjeçarin australian është më i rëndi i aplikuar nga sistemi zelandez i drejtësisë.
Skenat e krimit të vitit të kaluar u transmetuan drejtpërdrejt nga autori përmes rrjeteve sociale, ndërsa në armët automatike që ai përdori për masakrën, ishte shkruar mes shumë figurave të tjera rebele të Krishtërimit edhe emri i heroit shqiptar, Skënderbeut.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...