Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se forcat ruse kanë shtuar sulmet në gjithë pjesën lindore. Presidenti ukrainas Zelenski tha se forcat e armatosura vazhdojnë të ndalin sulmet në lindje dhe jug të shtetit. Ai po ashtu ka shtuar paralajmërimet se presidenti rus, Putin ka synime të tjera territoriale në rajon, përveç synimeve për të pushtuar lindjen dhe jugun e Ukrainës.
“Në rajonin e Donbasit, Azovit, Mariupolit dhe Hersonit është duke u vendosur fati i kësaj lufte dhe e ardhmja e shtetit tonë”, tha Volodymyr Zelesnki, President i Ukrainës.
Ndërkohë Pamje të tmerrshme janë publikuar nga qyteti i Mariupolit. Sipas pamjeve më shumë se 20 civilë shihen të shtrirë përgjatë një rruge kryesore. Pamjet e tmerrshme janë filmuar të gjitha pranë uzinës së hekurit dhe çelikut Ilyich në Mariupolin verior.
Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal e quajti situatën në Mariupol “katastrofën më të madhe humanitare” që nga pushtimi i Rusisë dhe ndoshta katastrofa më e keqe e shekullit, pasi qyteti port juglindor përballet me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse.
“Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme dhe krimet e tmerrshme të luftës në Mariupol kur do të çlirohet nga rusët Pra, nuk e dimë, nëse është e mundur të kemi negociata me një lloj vendi apo me një lloj terroristi të tillë që do të donte të vriste popullin tonë, të bënte gjenocid kundër ukrainasve, të bëjë të gjitha këto që ata janë duke bërë”, u shpreh Denys Shmyhal, Kryeministër i Ukrainës.
Kryeprokurorja e Ukrainës tha për Sky News se vrasja, përdhunimi dhe torturimi i qytetarëve ishte një strategji të cilën Rusia e aplikoi “kur qytetet nuk duan të kapitullojnë”.
“Putin dëshiron të shkatërrojë Ukrainën dhe dëshiron të vrasë të gjithë ukrainasit. Në fakt kur ata vijnë dhe kur qytetet nuk duan të kapitullojnë, ata kanë planin A: qytetet duhet të kapitullojnë. Nëse qytetet nuk kapitulloheshin do të thotë që Plani B ta trembë popullatën në maksimum. Vrasje, përdhunime, tortura dhe gjëra të tjera brutale”, theksoi Iryna Venediktova, Kryeprokurore e Ukrainës.
Venediktova drejton një ekip që tashmë ka hapur më shumë se 8,000 hetime penale në lidhje me luftën dhe ka identifikuar mbi 500 të dyshuar.
Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov, tha se shteti i tij është duke pritur ftesën për pjesëmarrje në takimin e NATO-s që mbahet në Gjermani me iniciativë të SHBA-ve. Pentagoni ka ftuar 40 aleatë për t’u takuar në Gjermani më 26 prill për të diskutuar për Ukrainën dhe nevojat afatgjata për siguri.
“Disa nga kombet e ftuara dhe disa nga kombet që do të shkojnë janë në fakt aleatë të NATO-s. Ajo në të cilën jemi fokusuar është t’u japim atyre mjetet që u nevojiten për të mbrojtur veten dhe për të mposhtur agresionin e Rusisë”, tha Xhon Kirbi, Zëdhënës i Pentagonit.
Ndërkohë, këshilltari i zyrës së Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, ka thënë se negociatat për garanci të mundshme të sigurisë për Ukrainën – nga partnerë të huaj – janë duke vazhduar se mund të përfundojnë brenda një jave. Këshilltarë të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Turqisë, Polonisë, Gjermanisë, Francës dhe Izraelit kanë shprehur gatishmëri për të diskutuar një listë për garanci të sigurisë për Ukrainën./Alsat.mk/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...