Masakër në Sudan, ekzekutohen 150 persona

20:11 | 6 Qershor 2024
KRG

Të paktën 150 persona u ekzekutuan në një fshat në Sudanin qendror, në një masakër për të cilin fajësohen Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, grup paraushtarak që lufton ushtrinë.

Rivalët janë duke luftuar për kontrollin e vendit prej më shumë se 13 muajsh.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale treguan dhjetëra trupa të mbështjellë me çarçaf të bardhë të përgatitura për varrim në Wadal-Nourah në shtetin Gezira.

Komiteti i Rezistencës Madani tha se ishte në pritje të një numri të konfirmuar të të vdekurve dhe të plagosurve.

Qeveria ushtarake e Sudanit ka bërë thirrje për dënimin ndërkombëtar të sulmit të Wad al-Nourah.

RSF mori kontrollin e shtetit Gezira, në jug të kryeqytetit, Khartoum, në dhjetor dhe është akuzuar për kryerjen e abuzimeve të shumta kundër civilëve atje, gjë që ajo e mohon./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme