Google ADS

Masakër në Porto Riko, automekaniku hap zjarr mbi policinë dhe i shtyp me veturë – humbin jetën tre prej tyre

09:07 | 12 Janar 2021
L G

Tre policë janë vrarë në Porto Riko, kur një automekanik hapi zjarr mbi ta dhe shtypi me veturë njërin prej tyre në autostradë.

Hajni i veturave kishte arritur të arratiset pavarësisht që e tërë policia në San Juan ishte ngritur në këmbë për ta kërkuar, e raportohet se edhe polici i katërt është hospitalizuar dhe se gjendja e tij shëndetësore pas intervenimit është stabile, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi në orët e para të pasdites në Expresso Roman Baldorioti de Castro, në autostradën që lidh San Juanin me aeroportin kryesor dhe destinacionin e preferuar të pushuesve të plazheve me rërë.

Të shkrepurat e plumbave dhe frenimi i gomave janë filmuar nga veturat që ishin në lëvizje. Guvernatori Pedro R. Pierlouis nga Porto Riko, ka thënë se hetuesit do të bëjnë të pamundurën që vrasësin ta nxjerrin para drejtësisë.

Emrat e policëve të vrarë nuk janë zbuluar, duke pretenduar se dy prej tyre ishin policë komunalë e i treti në nivel federal.

E kryetari i San Juan, Miguel Romero Lugo, ka urdhëruar se flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të rënëve në krye të detyrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme