Në Indonezi, vendin me popullatën më të madhe myslimane në botë, policia thotë se ka rritur masat e sigurisë përreth kishave dhe sajteve të frekuentuara nga turistët duke kujtuar sulmet thuajse simultane ndaj kishave në krishtlindjet e vitit 2000, që i morën jetën 20 personave. Në Kajro, ku bombat në Katedralen Koptike më të madhe të kryeqytetit egjiptian i morën jetën 25 personave dhjetorin e kaluar, policia ka nisur patrullime të rregullta nëpër rrugët përreth kishave.
Policia gjermane në anën tjetër thirri ekspertët dhe një robot eksplozivësh për të kontrolluar një pako të dyshimtë në një treg krishtlindjesh në qytetin e Bonit, pasditen e të premtes. Gjermania është në alarm një vit pasi një azil kërkues i refuzuar tunizian, i mori jetën 12 personave kur rrëmbeu një kamion dhe e përplasi atë mbi një treg krishtlindjesh në Berlin.
Në Malajzi, zyrtarët e policisë thonë se vendimi i Trump për Jerusalemin ka shtuar shqetësimet për sulme të mundshme. Autoritetet druajnë jo vetëm për sigurinë në kisha dhe vendet e besimit, por edhe për kërcënime nga shteti islamik apo të ndonjë lloji tjetër. Ndërkohë në Jerusalem, një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte masa shtesë sigurie por policia do të dislokonte si zakonisht forca përreth vendeve të shenjta kristiane dhe do të siguronte edhe autokolonat e pelegrinëve nga qyteti i Betlehemit në bregun perëndimor, që njihet si vendlindja e Jezu-krishtit dhe kontrollohet nga autoriteti palestinez./TCH
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...