Google ADS

Masa të reja në Holandë, dyqanet do të mbyllen pas orës 17:00

23:09 | 26 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Qeveria e Holandës ka vendosur kufizime të mëtejshme për shkak të pandemisë, duke përfshirë mbylljen çdo natë të kafeneve, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve, për të ndaluar rritjen rekord të rasteve me Covid-19.

Për shkak të infeksioneve në rritje, sistemi shëndetësor në Holandë është në gjendje të rëndë, thonë autoritetet, transmeton portal arbresh.info

Rritja e të infektuarve në Holandë, është duke ndodhur më shumë tek nxënësit e shkollavë që nuk janë të vaksinuar.

“Numri ditor i njerëzve (të infektuar) është i lartë, më i lartë, më i larti,” tha kryeministri i përkohshëm Mark Rutte në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion. “Kjo do të thotë se ne nuk mund ta përmirësojmë situatën vetëm me disa rregullime të vogla”.

Vala aktuale në Holandë, e cila ka tejkaluar 20 mijë raste në ditët e fundit, ka vazhduar pavarësisht kufizimeve nga qeveria Rutte, të cilat përfshijnë mbajtjen e maskave për fytyrën përsëri dhe mbylljen e kafeneve dhe restoranteve pas orës 20:00.

Rutte tha se dyqanet tjera do të mbyllën nga ora 17:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Qeveria inkurajon të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia dhe nëse nuk munden, duhet të respektojnë rregullat e distancimit social.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi me 28 nëntor.

Disa ekspertë pohojnë se do të duhet një mbyllje e shkurtër, por pothuajse e plotë, e cila do të përfshijë shkollat, për të ulur numrin e infeksioneve.

Në anën tjetër, policia është duke u përgatitur për trazira të mundshme pas protestave në Hagë.

Propozimi i qeverisë, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi, për të ndaluar hyrjen e personave të pavaksinuar në vendet publike, shkaktoi tre netë trazirash fundjavën e kaluar.

Spitalet holandeze janë udhëzuar që të shtyjnë të gjitha operacionet jo urgjente në shtretër të lirë në njësitë e kujdesit intensiv dhe disa pacientë janë transferuar në Gjermaninë fqinje./arbresh.info/

Të ngjashme