Gati pas një dekade që u qëllua në kokë nga talebanët për shkak të fushatës për të të drejtat e grave, Malala Yousafzai është martuar.
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, 24 vjeçe, është martuar me partnerin e saj Asser Malik në një ceremoni në shtëpinë e saj në Birmingham, në Britani të Madhe, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Malala ndalu me ndjekësit e saj fotografi në mediat sociale nga dita e ëmbël e jetës së saj.
“Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam për të qenë kështu partner për të gjithë jetën”, shkroi ajo në një mbi fotografitë.
Nuk dihet se kur Malala dhe Asser filluan lidhjen e tyre, por bashkëshorti i saj postoi një mesazh për ditëlindje në korrik.
Në fillim të këtij viti, babai i Malala, Ziauddin Yousafzai tha se do ta lejonte atë të zgjidhte partnerin e saj.
Në qershor, Malala tha për Vogue se kishte dyshime nëse do të martohej ndonjëherë.
“Unë ende nuk e kuptoj pse njerëzit martohen. Nëse doni të keni një person në jetën tuaj, pse duhet të nënshkruani letrat e martesës, pse nuk mund të jetë thjesht një partneritet?’, pati thënë ajo.
Në moshën 15-vjeçare Malala i mbijetoi një qëllimi në kokë nga një sulmues taleban, pasi bëri fushatë për arsimimin e vajzave. Që atëherë ajo është bërë një ikonë globale për të drejtat e grave.
Duke jetuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur u plagos në vitin 2021, ajo ia doli të diplomohej në Oksford dhe ka ndenjur përkrah me politikanë dhe personazhe të famshëm në botë, ndërsa ka krijuar edhe një fondacion që në fokus ka edukimin e vajzave.
Familja e saj janë pashtunë, një komunitet i ashpër tradicional dhe patriarkal nga rajoni malor i Pakistanit, të cilët janë të njohur për organizimin e martesave për vajzat në moshë të re dhe ngurrimin e tyre rreth arsimit të tyre./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...