Martin Shkreli po vazhdon të drejtojë kompaninë e tij farmaceutike nga burgu, nëpërmjet një celulari që është futur kontrabandë në qelinë e tij.
Kështu publikon CNN për ish-shefin ekzekutiv të një kompanie barnash mjekësore që zuri titujt e parë të medieve ndërkombëtare për rritjen e çmimit të një ilaçi, përpara se të shpallej fajtor për mashtrimin e investitorëve. Shkreli rriti çmimin e Daraprimit që përdorej nga pacientët me AIDS nga 13,5 dollarë në 750 dollarë. Kjo gjë e bëri që shqiptari të kthehej në njeriun më të urryer në botë.
Sipas CNN, Shkreli po drejton nga burgu Phoenixus AG, që më parë njihej si Turing Pharmaceuticals dhe beson se kjo kompani do të bëhet edhe më e suksesshme gjatë kohës që ai është në burg. Ai mendon se kompania ku ai zotëron 40% të aksioneve, do të vlejë 3,7 miliardë dollarë kur të dalë nga burgu.
Në telefonatën më të fundit që ka bërë, mësohet se Shkreli ka shkarkuar CEO-n Kevin Mulleady. Më pas, ka ndërruar mendje dhe thjesht e pezulloi./tch/
Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne mbjellim, at...
Veliaj: Pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas nga 1 J...
Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët...
Ronaldo: Për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin...
Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presi...