Martin Schulz i ka ofruar punë kancelares gjermane, Angela Merkel, që të punojë në kabinetin e tij pasi ai ‘të fitojë zgjedhjet’. Ai ka theksuar se Merkel mund të punëoje si zëvëndëse e tij.
Në sondazhete fundit, partia e Schulz qëndron shumë prapa në krahasim me partinë e Angela Merkel, megjithatë ish-presidenti i Parlamentit Europian është shprehur optimist në fitore, transmeton portali arbresh.info
“Unë synoj që të bëhem kancelar”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Nëse Merkel dëshiron t’i bashkohet kabinetit tim, ajo mund ta bëjë”.
Ai është shprehur se nuk i interesojnë sondazhet që publikohen nëpër media, ndërsa u ka bërë thirrje gazetarëve gjermanë që të presin natën e zgjedhjeve.
Kancelarja Angela Merkel synon mandatin e katërt në zgjedhjet e 24 shtatorit./arbresh.info/
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju