Temperaturat në muajin mars në botë kanë qenë në të njëjtat vlera me ato të vitit 2017 dhe 2019, që bëjnë pjesë mes muajve mars më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, pas rekordit të marsit në vitin 2016, sipas shërbimit europian, Copernicus mbi ndryshimet klimatike.
“Temperaturat globale kanë qenë në të njëjtin nivel me ato të vitit 2017 dhe 2019, muaj mars të dytë dhe të tretë më të nxehtë”, theksoi sot Copernicus në një komunikatë.
Në Europë, nëse temperaturat kanë qenë afër ose ose nën mesataret e regjistruara mes viteve 1981 dhe 2010 në perëndim, ato kanë qenë shumë më të larta rreth Detit Baltik dhe në Lindje.
Ato kanë qenë gjithashtu shumë më të lartë se mesatarja në pjesën më të madhe të Rusisë dhe shumë rajone në Azi, në lindje dhe në perëndim të SHBA-së, në Meksikë, në Amerikën Jugore , në Amerikën Qendrore dhe në Australinë Perëndimore “, shpjegon Copernicu-s./atsh/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...