Pozitat e Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit, në Irak, po bien njëra pas tjetrës dhe trupat qeveritare pritet të rimarrin kontrollin e plotë në orët e ardhshme.
Kështu ka njoftuar televizioni publik iraken. Ndërsa një korrespondent i cituar nga BBC ka deklaruar se kanë mbetur vetëm pak metra për t’u marrë nën kontroll.
Ndërkohë, disa njësi të forcave irakene të sigurisë janë parë duke festuar në rrugët e qytetit, edhe pse komandantët e tyre nuk e kanë konfirmuar ende lajmin.
Forcat irakene, të mbështetura nga SHBA përmes sulmeve ajrore, nisën operacionin për rimarrjen e qytetit, mjaft i rëndësishëm, më 17 tetor të vitit të kaluar.
Përveç trupave zyrtare, mijëra luftëtarë kurdë, peshmerga, arabë sunitë dhe militantë shiitë u përfshinë në këtë ofensivë.
Në janar të këtij viti qeveria e Bagdadit njoftoi çlirimin e lindjes së Mosulit, por çlirimi i perëndimit ka qenë një sfidë më vete, për shkak edhe të infrastrukturës me rrugë të ngushta dhe të rrahura nga era.
Ndërkohë, OKB ka paralajmëruar se ISIS mund të jetë duke mbajtur në qytet mbi 100 mijë vetë si mburoja njerëzore./TCH
https://www.youtube.com/watch?v=Y70ugCN9Vic
Komuna e Vitisë do të ndalojë përdorimin e doracakëve “...
“Po të kishte qenë Sara më pak private”, Ledri Vula flet për...
Shqipëria vazhdon përgatitjet për sfidën e rëndësishme ndaj ...
“Rama e Beqja rritën kostot e sterilizimit”, Berisha: Mbi 1 ...
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk ...
Protesta në Paris kundër aktivitetit në përkrahje të Izraeli...