Kryeministri indian, Narendra Modi është zotuar se vendi i tij do ta respektojë plotësisht marrëveshjen e vitit 2015 në Paris, për të luftuar ndryshimet e klimës.
Në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, Modi e cilësoi marrëveshjen si pjesë të “detyrës tonë për të mbrojtur nënën Tokë”.
Deklarata e tij vjen në një moment kur liderë të shumtë botërorë kanë kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u shkëputur nga marrëveshja e Parisit.
Trump tha se, marrëveshja do të varfëronte Shtetet e Bashkuara dhe do t’u kushtonte amerikanëve humbjen e vendeve të punës.
Duke folur pas takimit me Macron, Modi tha se Franca dhe India janë dy vende që kanë punuar krah për krah për marrëveshjen.
“Marrëveshja e Parisit është një trashëgimi e përbashkët për botën. Është dhurata më e veçantë që ky brez mund të ofrojë”, tha Modi.
India është vendi i katërt në botë për emetimin e dioksidit të karbonit, pas Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.
Marrëveshja e Parisit parashikonte që SHBA dhe 194 vende të tjera të angazhoheshin për të ruajtur rritjen e temperaturave globale në 2C dhe mbi nivelet paraindustriale, për t’i kufizuar më pas për një periudhë të gjatë në 1.5C.
Kina dhe vendet e Bashkimit Europian konfirmuan angazhimin e tyre për marrëveshjen, ndërsa Marcon e cilësoi vendimin e Trump një “gabim për SHBA dhe planetin tonë”.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...