Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, po viziton sot Rusinë për të diskutuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, rivendosjen e një marrëveshjeje që lejon eksportimin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi.
Bisedimet zhvillohen në Soçi, në Rusinë Jugperëndimore.
Ky është takimi i parë midis Erdogan dhe Putin që nga tetori i vitit 2022, në një kohë kur ushtria ruse përpiqet të frenojë një kundërofensivë ukrainase, për të cilën Kievi thotë se po avancon me sukses.
Kreu i shtetit turk shpreson se bisedimet për eksportet e drithit ukrainas do të bëhen një trampolinë për fillimin e negociatave më të gjera të paqes midis Kievit dhe Moskës.
Erdogan është ndër të paktët liderë të vendeve anëtare të NATO-s që mbeten në kontakt me Putin.
Mungesa e një marrëveshjeje ka ardhur për shkak të sanksioneve perëndimore. Që atëherë, Moska ka kërcënuar se do të sulmojë anijet që nisen nga portet e Ukrainës në Detin e Zi. Gjithashtu, ka intensifikuar bombardimet e infrastrukturës portuale të Ukrainës./A2cnn
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...