Google ADS

Marrëveshja bërthamore me Iranin: Presidenti i zgjedhur Raisi bën një paralajmrim për bisedimet

15:23 | 21 Qershor 2021
Arbresh.info

Presidenti i zgjedhur i Iranit i ka mirëpritur negociatat me fuqitë botërore në ringjalljen e një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, por tha se ato duhet të garantojnë interesat kombëtare.

Në konferencën e tij të parë për shtyp që nga fitorja e tij në zgjedhjet e së Premtes, Ebrahim Raisi premtoi se nuk do të lejonte që bisedimet në Vjenë të zvarriteshin.

Ai gjithashtu këmbënguli se programi i raketave balistike të Iranit nuk ishte “i negociueshëm”.

Marrëveshja bërthamore ka qenë afër kolapsit që kur SHBA e braktisi atë dhe rivendosi sanksionet tre vjet më parë.

Irani u hakmor duke shkelur gradualisht angazhimet e tij sipas marrëveshjes që ishin krijuar për të minimizuar rrezikun e zhvillimit të një arme bërthamore.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se ai do të bashkohet përsëri me marrëveshjen dhe do të heqë sanksionet nëse Irani kthehet në përputhje të plotë, por Irani dëshiron që ai të bëjë lëvizjen e parë.

Të Dielën, kryenegociatori bërthamor i Iranit, Abbas Araqchi tha se përfaqësuesit në bisedimet në Vjenë ishin “më afër se kurrë një marrëveshjeje”, por që tejkalimi i hendekut të mbetur nuk ishte “një punë e lehtë”.

Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett, ndërkohë paralajmëroi fuqitë botërore “të zgjohen para se të kthehen në marrëveshjen bërthamore”. Ai tha se Z. Raisi, një klerik i vijës së ashpër i cili është kreu i gjyqësorit të Iranit dhe është i afërt me Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, ishte pjesë e një “regjimi të xhelatësh brutalë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme