Fuqitë evropiane kanë ngritur mekanizmin formal të konfliktit për shkeljet e marrëveshjes bërthamore të 2015-ës nga Irani, një lëvizje që mund t’i japë fund.
Irani gradualisht i ka hequr të gjitha kufizimet në prodhimin e uraniumit të pasuruar, që mund të përdoret për të bërë karburant reaktori, por gjithashtu edhe armë bërthamore, transmeton portali arbresh.info.
Është thënë se ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë pas rivendosjes së sanksioneve nga ana e SHBA-ve kur u largua nga marrëveshja më 2018.
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe thanë se nuk pranojnë arsyetimin e Iranit.
Mekanizmi, i vendosur në nenin 36 të marrëveshjes, përfshinë konfliktin të referuar nga Komisioni i Përbashkët që do të ketë kohë 15 ditë për të zgjidhur çështjen.
Nëse ankuesit ende nuk janë të kënaqur, ata mund ta referojnë çështjen tek Këshillit i Sigurimit të OKB-së, që mund të votojë në rivendosjen e sanksioneve të hequra nën marrëveshje.
Ky do të ishte fundi i marrëveshjes. Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi evropianët se abuzuan me procesin dhe thanë se “duhet të jenë të gatshëm të pranojnë pasojat”.
Por zëdhënësi i ministrisë tha që Irani ishte “gati për të … bërë përpjekje konstruktive për të mbajtur marrëveshje ndërkombëtare dhe do të mirëpresë çdo iniciativë praktike në këtë drejtim”.
Rusia kritikoi gjithashtu lëvizjen e evropianëve, duke thënë se aktivizimi i mekanizmit mund ta bënte të pamundur kthimin në zbatim të marrëveshjes./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...