Palët evropiane të marrëveshjes së 2015-ës kanë kërkuar nga Irani që të ndalojë ndërmarrjen e hapave që nuk janë në përputhje me marrëveshjen, por ata nuk kanë nxitur mekanizmin që do t’i rinovonte sanksionet e KB-së, gjatë një takimi të rrallë mes nënshkruesve të mbetur të paktit.
Takimi tre-orësh në Vjenë, e para me të gjitha palët që nga korriku, erdhi në kohën kur tensionet vazhdojnë të rriten me Teheranin që sistematikisht tërheq angazhimet nën marrëveshje që nga largimi i Uashingtonit dhe vendosja e sanksioneve maksimale, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët iranianë kanë akuzuar palët evropiane që janë duke punuar për të shpëtuar marrëveshjen – Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania – se nuk janë duke bërë sa duhet për të mbrojtur Teheranin nga sanksionet, për të cilat zyrtarët kanë thënë se justifikon mospërputhjen e tyre.
Që nga muaji i kaluar, anëtarët evropianë nga ana e tyre kanë filluar të ngrenë mundësinë e nxitjes së të ashtuquajturit “mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” të përshkruar në marrëveshje, e cila mund të çojë në rifillimin e sanksioneve të KB mbi Iranin.
Bisedimet u tensionuan më tej nga përplasjet të enjten për akuzat nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania që Irani po zhvillon raketa balistike të afta bërthamore të cilat ishin “në kundërshtim” me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të KB (OKB) të vitit 2015 që mbështet marrëveshjen bërthamore.
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif i quajti pretendimet, të bëra në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të KB, “gënjeshtra të dëshpëruara”./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...