Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë përkeqësuar që kur Trump mori detyrën

13:59 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Nivelet e besimit mes Moskës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar që kur presidenti amerikan Donald Trump ka marrë detyrën, sipas presidentit rus Vladimir Putin, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet që kur Trump u bë president, sipas një transkripti të publikuar nga Kremlini ai ka thënë: “Duhet thënë që niveli i besimit në një nivel të punës, veçanërisht në nivel ushtarak, nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar”.

Kurse për akuzat ndaj qeverisë siriane se ka përdorur armë kimike në Idlib, Putin ka thënë që Damasku ka hequr dorë nga armët kimimke./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme