Aleanca e Venezuelës me Rusinë është “e përsosur”, tha presidenti i kompanisë shtetërore të naftës, duke shtuar se SHBA-të po përpiqen të shkatërojnë lidhjet mes dy vendeve.
Në një raportim special të ‘Reuters’ gjatë javës së kaluar, u tha se qeveria e paligjshme socialiste e Venezuelës është duke u kthyer gjithnjë e më shumë nga Rusia, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, opozita në Venezeulë në lidhje ka deklaruar se Rusia ‘po sillet më shumë si grabitqar sesa një aleat’, ndërsa kanë shtuar se ajo është duke e fituar kontrollin e shumicës së naftës së papërpunuar.
Kjo po ndodh pikërisht në kohën kur Presidenti Nicolas Maduro është i dëshpëruar për një financim nga jashtë.
Presidenti Eulogio Del Pino tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po përpiqen të shkatërrojnë marrëdhëniet e mira mes Venezuelës dhe Rusisë, sepse sipas tij ‘ata kanë frikë se janë duke e humbur Amerikën Latine’.
Sipas Del Pino ndërmarrjet e përbashkëta me kompanitë ruse në Venezuelë prodhojnë rreth 250 mijë fuci nafte në ditë.
“Ne jemi duke punuar mbi një aleancë të përsorur”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...