Marrëdhëniet mes Shtetetve të Bashkuara dhe Turqisë janë sikurse “të një çifti të martuar”, tha para gazetarëve zëdhënsja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.
Ajo ka shtuar se “marrëdhëniet mes dy vendeve shpesh herë kanë edhe ditët e mira dhe ato të këqijat”, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një njoftimi për shtyp, Nauret është pyetur në lidhje me tregtarin turko-iranian Reza Zarrab, i cili u arrestua në vitin 2016, ku edhe u akuza për pastrim paras dhe shmangien e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.
Rastin në fjalë qeveria turke e ka quajtur “komplot të qartë ndaj Turqisë”.
Megjithatë, zyrtarja amerkanë ka këmbëngulur se Ankaraja është “një aleate e çmuar e SHBA-ve”.
“Ne kemi pasur marrëdhënie të forta me Turqinë, por nëse thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë komplotuar për përpjekjen për grusht shtet, atëherë kjo është qesharake”, shtoi ai.
Të martën, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e “hodhi në erë” Uashingtonin, duke e krahasuar rastin kundër Zarrab me komplotin e vitit 2013 kundër ministrave të qeverisë dhe biznismenëve të lartë./arbresh.info/
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...