Google ADS

“Marrëdhëniet e Iranit me Kinën janë strategjike”

15:55 | 14 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti iranian, Hassan Rouhani dhe presidenti kinez, Xi Jinping, kritikuan dhe shprehën qëndrim të përbashkët të vendosur kundër politikës unilaterale të SHBA-ve në shkallën globale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Presidentit të Iranit njoftoi se Rouhani në Bishkek, kryeqyteti i Kirgistanit, u takua me presidentin kinez Xi në margjinat e Samitit të udhëheqësve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Gjatë takimit, Rouhani theksoi se marrëdhëniet e Iranit me Kinën i konsideron strategjike.

“Administrata amerikane, për të vendosur dominimin në kontinentin aziatik dhe në botë, vazhdon të ushtrojë presion mbi Iranin, Kinën dhe vendet e tjera. Për shkak të kësaj, për Azinë dhe botën, pozicioni vendimtar i Iranit dhe Kinës kundër politikave të njëanshme të SHBA-ve është shumë vendimtar,” tha Rouhani.

Presidenti iranian gjithashtu theksoi se Teherani dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Pekinin në fushën e energjisë, por gjithashtu të punojnë së bashku në projektet infrastrukturore. Rouhani shprehu kënaqësi me investimet kineze në rajonet jugore dhe portet e Iranit.

Udhëheqësi kinez, Xi Jiping, gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet që i quan strategjike të vendit të tij dhe Iranit, sidomos për shkak të luftës kundër terrorizmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme