Presidenti Donald Trump tha të dielën se i kishte thënë kohët e fundit publikuesit të gazetës “The New York Times” se si ai kishte arritur t’i quante mediat “Armiku i popullit”, por drejtori i kësaj kompanie mediatike tha se ai i ishte përgjigjur Trumpit, duke i thënë se gjuha e tij ishte “nxitëse” dhe “përherë e më e rrezikshme” për gaztarët në mbarë botën.
Në një koment që bëri në Twitter, Trump e përshkroi takimin e tij të 20 korrikut në Shtëpinë e Bardhë me A.G. Sulzberger si “shumë të mirë dhe interesant”. Udhëheqësi amerikan tha se “kishte shpenzuar shumë kohë duke folur për sasinë e madhe të “Lajmeve të Rreme” që botohen në media dhe se si ky term ishte shndërruar në frazën “Armik i popullit”. Kjo është për të ardhur keq”, – shkruante Presidenti.
Sulzberger, që është ndoshta botuesi më i madh në Shtetet e Bashkuara, tha se, sipas një tradite shumëvjeçare, sipas së cilës botuesit e gazetës prestigjioze takohen me presidentët amerikanë, takimi që u mbajt me kërkesën e ndihmësve të zotit Trump, por ai nuk duhej publikuar.
Zoti Sulzberger, tha se meqenëse Trump shkroi në Twitter për takimin, duke e bërë publik ritin shumëvjeçar të takimit të botuesit me presidentin amerikan, ai vendosi t’i përgjigjej zotit Trump, për të dhënë vlerësimin e tij për bisedën nga shënimet që ai mori në takim, krahas me ato të editorit të rubrikës opinioniste të gazetës, James Bennet, i cili ishte gjithashtu i pranishëm të takim.
“Qëllimi ynë kryesor në pranimin e takimit, ishte që të ngrinim shqetësime lidhur me retorikën e Presidentit kundër shtypit, një çështje tepër shqetësuese. Unë i thashë Presidentit se gjuha e tij nuk ishte vetëm përçarëse, por në fakt po bëhej përherë e më e rrezikshme”, tha Sulzberger.
Botuesi i “New York Times-it” tha se “i kishte thënë Trump-it se termi “lajme të rreme” nuk është i vërtetë dhe se është i rrezikshëm; se unë shqetësohem akoma më tepër për emërtimin e gazetarëve prej tij si “armiku i poullit”. E paralajmërova se kjo gjuhë nxitëse po kontribuon tek shtimi i kërcënimeve kundër gazetarëve dhe ka për të çuar në dhunë.”
Sulzberger nuk foli për reagimin që kishte patur Presidenti ndaj komenteve të tij.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...