Në mesin e një lufte tregtare në vazhdim, një beteje përshkallëzuese për epërsi teknologjike, dhe intensifikimit të konkurrencës strategjike,amerikanët dhe kinezët bien të paktën dakord që viti 2020, ka qenë i keq për Shtetet e Bashkuara.
Këtë verë një sondazh i “Wall Street Journal”, zbuloi se 80 për qind e amerikanëve mendonin se vendi i tyre “po del jashtë kontrollit”. Mbledhja e të dhënave të opinionit publik në Kinë është një punë e vështirë , por të dhënat e disponueshme sugjerojnë se vlerësimi mbi SHBA-në në Kinë ka rënë ndjeshëm këtë vit.
Por ky perceptim i përgjithshëm kinez, maskon një larmi karakteristike të madhe pikëpamjesh midis 1.3 miliardë njerëzve. Është e lehtë për amerikanët e lodhur nga politika dhe pandemia të imagjinojnë se Kina është duke qeshur tani me vuajtjet e Amerikës.
Por në fakt, kinezët janë konfuzë edhe për Amerikën. Trazirat politike dhe shoqërore të Amerikës, dhe dështimi për ta kontrolluar pandeminë e koronavirusit, i kanë dhënë sigurisht forcë të shtuar perceptimeve para-ekzistuese të rënies së SHBA-së, sidomos në sfondin e reagimit të suksesshëm të Kinës ndaj pandemisë.
Administrata Trump në përgjithësi, dhe reagimi i saj kaotik ndaj pandemisë në veçanti, shihet gjerësisht se e ka dëmtuar prestigjin amerikan në favor të Kinës. Prandaj në mediat sociale kineze dominon slogani:”Trump po ndërton Kinën!”.
Hu Xijin, redaktori nacionalist i gazetës shtetërore kineze “Global Times”, u kërkoi amerikanë vetë rizgjidhnin Trumpin, pasi “skifterët” përreth tij e forcojnë “solidaritetin dhe kohezionin brendshëm” të Kinës. Nga ana tjetër, rënia e përshpejtuar shihet si forcim i vendosmërisë amerikane për ta frenuar ose rrethuar Kinën.
Që në vitin 2016, Qendra e Kërkimeve Pew në SHBA, zbuloi se 54 për qind e kinezëve mendonin se “SHBA-ja po përpiqej të pengonte Kinën të bëhet po aq e fuqishme sa ajo”.Dhe marrëdhëniet që nga ajo kohë janë përkeqësuar.
Fu Ying, një politikane e shquar kineze, thotë se ndoshta për shumicën e kinezëve “strategjia e SHBA-së për konkurrencën, synon të kufizojë në mënyrë efektive Kinën në të gjitha aspektet”.Papërshtatshmëria e perceptuar e Trumpit, mund të ketë krijuar disa fansa të tij kinezë, dhe retorika e tij e ashpër ndaj Kinës, është parë si një dhuratë politike për Xi Jinping.
Por Shi Yinhong, një profesor i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin, vëren se Trump ka adoptuar një “qasje makiaveliane ndaj Kinës”, dhe se “Shtëpia e Bardhë e Trump, drejtohet nga skifterët anti-Kinë”.
Ndërkohënuk është e qartë, siç pretendon Trump, nëse elitat kineze preferojnë ish zëvendëspresidentin dhe presidentin e zgjedhur të SHBA-së Joe Biden, që e ka përshkruar Xi Jinping si një “bandit”, dhe ka sinjalizuar qëllimin e tij për të forcuar aleancat e SHBA-së, dhe për të organizuar një “samit të ri të demokracive”.
Wei ZongYou, profesor i specializuar në marrëdhëniet SHBA-Kinë në Universitetin Fudan, tha për“Morning South Post” në Kinëse nën një administratë Biden “tendenca rivalizuese nuk do të ndryshojë”. Të rinjtë kinezë, i kanë parë historikisht Shtetet e Bashkuara më pozitivisht sesa të moshuarit.
Por në vitin 2020, kjo mbështetje duket se po bie me shpejtësi. Sondazhet gjatë pandemisë tregojnë se mbështetja për SHBA-në nga kinezë 18-30 vjeç, ka rënë më shumë sesa tek grupmoshat më të vjetra. Një pjesë e kësaj rënie, ka të bëjë ndoshta me erozionin e perceptuar të përvojës studentore kineze në Amerikë.
Mbylljet e kampuseve në universitetet amerikane, që strehojnë rreth 360.000 studentë kinezë, për shkak të pandemisë, dhe një goditje e qeverisë amerikane ndaj veprimtarisë së spiunazhit nga një pakicë e atyre studentëve, ka shkaktuar zhgënjim ndaj Amerikës.
Një student kinez në Shtetet e Bashkuara,u shpreh për BBC se Amerika është tani “anti-Kinë”. Tensionet pandemike dhe SHBA-Kinë, ka të ngjarë që të forcojnë prirjen para-pandemike tek një pjesë më e madhe të studentëve kinezë, që rikthehen në shtëpi pas diplomimit.
Megjithatë, krahas triumfalizmit, zemërimit dhe zhgënjimit, admirimi për Amerikën mbetet. Në Kinë bëri përshtypje lajmi që amerikanët fituan Çmime Nobel në 5 nga 6 kategori këtë vit. Në vitin 2019, komuniteti shkencor kinez mbajti në Shangai një “Forum Botëror të Laureatëve”, pjesërisht për të mësuar se si Kina mund të ketë fituesit e saj të Çmimit Nobel në Shkencë.
Me këtë rast, Chengxin Pan, një akademike kineze, tha për“Morning South Post” se Çmimi Nobel në shkencë është si “Grali i Shenjtë” për Kinën. Por ky çmim është ende mjaft i pakapshëm për shkencëtarët kinezë.
“Kina vazhdon t’i bëjë lajka Amerikës përmes imitimit edhe në zona të tjera. Analistët në SHBA nxituan të theksojnë se raketat e re hapësinore kineze, ka një ngjashmëri të madhe me raketën US SpaceX Falcon 9”- thotë ajo.
Pikëpamjet mesatare kineze mbi Amerikën u bënë më negative në vitin 2020. Por ndjenjat specifike në gjithë shoqërinë kineze janë komplekse dhe kontradiktore, ashtu siç janë në shoqërinë amerikane në tërësi. Është e lehtë të harrosh se Kina supozohet se kishte një vit të keq vitin e kaluar për shkak të protestave në Hong Kong, dhe denoncimit ndërkombëtar për shkak të trajtimit prej saj të ujgurëve në Xinjiang.
Por tanimë ajo duket e harruar. Mbase mësimi është se historia është plot me tendenca gjysmë të formuara, të papritura, dhe moda që kalojnë shpejt. Misioni gati i pamundur, është t’i dallosh ato në kohë reale nga forcat kryesore.
Shënim: Evan Sankey, studiues në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare Paul H.Nitze të Universitetit Johns Hopkins. / “National Interest”/bota.al/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...