Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit.
Në Sallën Rideau të Otavës, ai u betua për besnikëri ndaj mbretit Charles III, si dhe trashëgimtarëve dhe pasardhësve të tij.
Duke folur shkurtimisht me gazetarët teksa mbërriti, Carney tha për qeverinë e tij se : “Do të nisin punën menjëherë”.
Burimet thonë se Carney do të shkojë në Evropë në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si kryeministër javën e ardhshme, në vend të ShBA-së siç është zakon, raporton BBC.
Kjo vjen pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse në të dy anët e Atlantikut.
Këtë mëngjes, Justin Trudeau dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen e tij dhe falënderoi kanadezët “që i besuan dhe që e sfiduan”.
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...
Parashikimi i Motit për Vikend
Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?
Si të largojmë frikën nga fluturimi me aeroplanë?