Marinsat shpërndajnë foto nudo të kolegeve të tyre

16:34 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Departamenti i Mbrojtjes është duke hetuar raporte se një numër i marinsave ka shpërndarë fotografi nudo dhe gjysmë nudo të kolegeve të tyre femra në Facebook.

Këto fotografi u shpërndanë në një grup ku mund të shiheshin vetëm nga marinsat, ku këto fotografi u shoqëruan me komente dhe mesazhe vulgare dhe agresive, transmeton arbresh.info.

Grupi tashmë është mbyllur.

“Ky është një sulm direkt ndaj etikës dhe trashëgimisë tonë” tha kapteri i parë Ronald Green, duke shtuar se një sjellje e tillë sulmon marinsat femra, anëtarët e familjeve të tyre dhe civilët.

Grupi në Facebook kishte mbi 30,000 anëtarë aktiv dhe marinsa të pensionuar.

Aktiviteti i tij u zbulua nga një organizatë jo fitimprurëse e quajtur “The War Horse” e udhëhequr nga një veteran i marinës.

Disa nga fotografitë ishin shkrepur fshehtas e disa të tjera të shkrepura me qëllim por ishin shpërndarë pa dijeninë e tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme