Marinsat e Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara kanë kryer stërvitje të përbashkëta në temperatura të ulëta, përfshirë beteja pa bluza në borë.
Rreth 220 marinsa jug-koreanë dhe 220 amerikanë kanë marrë pjesë në trajnim, që përfshinin situata lufte në mot të ftohtë akull dhe bore në Pyeongchang, nikoqiri i Lojërave Dimërore Olimpike 2018, transmeton portali arbresh.info
Kjo për shkak se ka brenga për provokime të mundshme nga Koreja e Veriut gjatë këtyre lojërave.
Stërvitjet nisën me 4 dhjetor dhe do të vazhdojnë deri më 22 dhjetor në Pyeongchang, 180 kilometra në lindje të Seulit.
Marinsat e Koresë së Jugut do të mobilizohen për operacione të sigurisë në Lojërat Pyeongchang.
Rreth 28,500 trupa amerikane janë të vendosura në Korenë e Jugut si pjesë e një mbrojtjeje të përbashkët me Jugun./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...