Ajo e përmbledh projektin e saj me një fjalë “patriot”. E shoqëruar nga një valë nacionaliste dhe anti-globaliste në Evropë, e frymëzuar nga shpërbërja e peisazhit politik francez, liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen aspiron një fitore historike në zgjedhjet presidenciale.
Pas vitesh përpjekjes për të shuar karakterin diabolik të partisë së Frontit Kombëtar (FN), ajo synon në moshën 48 vjeçare të përgënjestrojë sondazhet që e kualikojnë pa vështirësi në raundin e parë më 23 prill, por shfaqet humbëse në raundin e dytë më 7 maj nga fakti i një përjashtimi të dyshuar për nivel të pambajtueshëm votash.
Bjonde, me zë kumbues dhe fjali të formuluara me zgjuarsi, vajza e bashkëthemeluesit të partisë në 1972, Jean-Marie Le Pen shërbeu si model në sajë të paraqitjes së mirë gjatë takimit të parë elektoral në fillim të shkurtit. Kundër së djathtës e etur për para dhe të majtës së parasë, unë jam kandidatja e popullit të Francës.
Hetime në lidhje me punësime të dyshuara fiktive në Parlamentin Evropian, drejtuesja e kabinetit të saj e shpallur fajtore në 22 shkurt, si dhe për financimin e fushatave të mëparshme elektorale të FN-së nuk po çënojnë aspak popullaritetin e saj. Vija e saj e mbrojtjes “një intrigë politike”.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut