Marine Le Pen sulmon qeverinë franceze gjatë vizitës në Nice

18:06 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kandidatja e ekstremit të djathtë për Presidente në zgjedhjet e Francës, Marine Le Pen, ka shfrytëzuar vizitën në Nicë, ku edhe kishte ndodhur sulmi terrorist, për të sulmuar qeverinë.

Ajo ka ecur përgjatë shëtitores Promenade des Albanais për të nderuar 86 viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist të 14 korrikut, ku një përson hyri mes turmës me kamion, transmeton portali arbresh.info

“Unë do të doja të shikoja që të gjitha masat, sidomos kundër ekstremizmit, të zbatohen në mënyrë që mos të përsëritet e njejta gjë”, ka thënë ajo.

“Kam përshtypjen se edhe gjatë ditëve të sotme ky rrezik mbetet i lartë”.

“E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mosndëshkimit të plotë. Pra, ku është qeveria jonë? Ku është Ministri  i Brendshëm? Ai nuk është këtu. Ai sot mungon”,ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme