Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ka paralajmëruar kundër dërgimit të armëve në Ukrainë dhe bëri thirrje për afrim mes NATO-s dhe Rusisë sapo të përfundojë lufta në Ukrainë.
Le Pen, një nacionaliste e hapur që ka lidhje të gjata me Rusinë, konfirmoi gjithashtu se nëse rrëzon presidentin Emmanuel Macron në balotazhin presidencial të Francës më 24 prill, ajo do ta tërheqë Francën nga komanda ushtarake e NATO-s, transmeton portal arbresh.info
E pyetur në lidhje me ndihmën ushtarake për Ukrainën, Le Pen tha se ajo do të vazhdojë mbështetjen e mbrojtjes dhe inteligjencës.
“(Por) unë jam më e rezervuar për dërgesat direkte të armëve. Pse? Sepse… linja është e hollë midis ndihmës dhe të bërit bashkëluftëtar,” tha ajo.
Gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal tha se Franca kishte dërguar 100 milionë euro armë në Ukrainë në javët e fundit si pjesë e një fluksi të armëve perëndimore.
Le Pen gjithashtu tha se Franca duhet të ndjekë një rrugë më të pavarur nga aleanca ushtarake e NATO-s.
Dhe pavarësisht mizorive që trupat ruse kanë kryer në Ukrainë, Le Pen tha se NATO duhet të kërkojë një “afrim strategjik” me Rusinë sapo të përfundojë lufta.
“Një marrëdhënie e tillë do të ishte “në interes të Francës dhe Europës, besoj edhe të SHBA-ve”, tha ajo duke shtuar, se kështu mund të ndalohet krijimi i një aleance më të fortë me Kinën.
Le Pen po fliste në një konferencë shtypi të mërkurën për të paraqitur planet e saj të politikës së jashtme, të cilat përfshijnë ndërprerjen e ndihmës për vendet afrikane nëse nuk marrin migrantët “të padëshiruar” që kërkojnë të hyjnë në Francë. Ajo gjithashtu dëshiron të ulë mbështetjen për përpjekjet ndërkombëtare për të përmirësuar shëndetin riprodhues të grave në vendet e varfra, për të rritur të drejtat e pakicave ose për të zgjidhur problemet mjedisore./AP/arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...