Marine Le Pen është zotuar se do të lirojë Francën nga “burgu” i Bashkimit Evropian teksa pohon se euroja “e fuqishme” do të shkatërrohej se sapo Franca të ndalonte përdorimin e kësaj valute.
Kandidatja mund të bëhet ‘realitet’ brenda disa muajve teksa është duke prirë në sondazhet e fundit pas trazirave në Francë dhe gjendjes së emigrantëve, transmeton arbresh.info.
“Ku është qëllimi i dënimit të vendit? Kjo është e pakuptimtë, vetëm nëse mendoni se Bashkimi Evropian është burg dhe jeni të dënuar nëse ikni. Dëshiroj të rindërtojmë marrëdhëniet tona të dëmtuara me Mbretërinë e Bashkuar”, tha ajo në një intervistë për The Telegraph.
Ajo tha se BE-ja është kundër “procesit demokratik” dhe kundër “interesave” të popullit të Francës.
“Franca është zemra politike e Evropës, në atë moment kur ne largohemi nga euroja i gjithë projekti do të shpërbëhet”, shtoi Le Pen.
“Brexit ishte armë e fuqishme për ne” tha ajo duke vazhduar se edhe fitorja e Trump u ka dhënë shpresë Frontit Nacional për udhëheqje të Francës./Arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...