Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen thotë se Bashkimi Evropian ka probleme më të mëdha se largimi i Britanisë së Madhe.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithatë ajo shprehet se nuk dëshiron që Franca të largohet nga BE-ja.
Ajo ka deklaruar se duhet të zbatohet plani i saj për të reformuar BE-në, sepse ndryshe edhe vendet e tjera do të largohen.
Marine Le Pen dikur ka qenë në favor të Francës për t’u larguar nga BE.
Tubimi i saj Kombëtar – dikur Fronti Kombëtar, mbronte kauzën e Frexit-it, madje ajo ka premtuar një referendum të brendshëm të stilit si të Mbretërisë së Bashkuar.
Sidoqoftë, qëndrimet e saj ndryshuan pasi që humbi vlerësimin e saj në parti, pasi humbi zgjedhjet në vitin 2017 kundër Emmanuel Macron.
Le Pen ka thënë se partia e saj dëshiron të rikrijojë BE-në, si “aleancë e kombeve”, she shprehet se politikanët e ekstremit të djathtë brenda BE-së, tani kanë fuqinë për të “modifikuar rrënjësisht” Evropën.
“Ndoshta Britania e Madhe mund të na bashkohet pasi të kemi ndërtuar diçka ku secili komb ruan lirinë e tij”, ka thënë ajo.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...