Kandidati për President në Francë, Emmanuel Macron, është kthyer në objektiv të lajmeve të rrejshme dhe sulmeve kibernetike që kryhen nga Rusia.
Shefi i partisë së tij, Richard Ferrand, ka thënë se mediat Russia Today dhe Sputnik janë duke përhapur raporte të rrejme me qëllim që të lëkundin opinionin publik në Francë, transmeton portali arbresh.info.
Ferrand ka shtuar se Marcon, përkrahës i BE-së, është kthyer në një objektiv të Rusisë, se ai shkon kundër parimit të Rusisë për shkatërrimin e Evropës dhe ka kërkuar që Evropa e bashkuar do të luajnë një rol më madh në çështjet botërore.
Përveç kësaj, Ferrand tha se fushata Macron është duke u goditur nga qindra mijëra sulme kibernetike që kryhen prej brenda Rusisë./Arbresh.info
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi