Një qendër islamike në Manchester ka pësuar dëmë të konsiderueshme pas një zjarri, që dyshohet se ishte sulm i qëllimshëm.
Zjarrëfikësit janë njoftuar për rastin gjatë ditës së djeshme rreth orës 23:40 dhe policia është duke e trajtuar rastin si të dyshimtë, transmeton portali arbresh.info
Sipas mediave lokale, policia është informuar përmes një telefonate, në të cilën thuhej se ndërtesa ‘po sulmohej’.
Qendra ka qenë pre e provokimeve edhe më parë, ku i ishin vendosur dy koka të derrave në prag të derës.
Policia në Manchester ka deklaruar se rastin është duke e trajtuar si krim të urretjes, ndërsa ka shtuar se vendi është përdorur nga anëtarët e komunitetit mysliman nga Nigeria./Arbresh.info
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...