Baret dhe restorantet do të lejohen të pranojnë klientët plotësisht të vaksinuar që nga 9 tetori, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne.
“Baret dhe restorantet që e kufizojnë qasjen në ambientet e tyre vetëm për mbajtësit e certifikatave të vaksinave do të lejohen të qëndrojnë të hapura në orë më të vona”, tha Fearne.
“Ata që nuk duan të kufizojnë hyrjen mund të vazhdojnë të funksionojnë nën kufizimet ekzistuese të shëndetit publik”, shtoi ai.
Malta është një nga vendet më të vaksinuara në botë, me mbi 90 për qind të popullsisë së kualifikuar të vaksinuar plotësisht.
Të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, aktualisht, po marrin dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID-19.
Fearne njoftoi, gjithashtu, se nga e premtja do të lehtësohen kufizimet e hyrjes për pacientët e shëruar nga COVID-19, të cilët kanë të drejtë vetëm për një dozë të vetme vaksine.
Vende të tilla, si Italia dhe Portugalia administrojnë vetëm një dozë vaksine për pacientët e shëruar nga COVID-19, diçka që Malta nuk e kishte njohur më parë si të vlefshme.
Malta e ka kufizuar hyrjen vetëm për udhëtarët plotësisht të vaksinuar me një formë të njohur të certifikimit të vaksinave./atsh
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...