Malloch: Gjaku, djersa, loti dhe paratë tona, e kanë bërë Evropën

20:34 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kandidati i propozuar për ambasador në BE, nga Presidenti amerikan Donald Trump, ndaj të cilit ka pasur reagime për deklarata anti-Bashkimit Evropian, Ted Malloch, ka akuzuar Evropën për mosmirënjohje.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Malloch ka theksuar se evropianët duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë apo jo brenda BE-së, apo se si do ta ndërtojnë atë.

Duke vënë në dukje se rilindja e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore ka ndodhur në saj të SHBA-ve, Malloch tha se “Gjaku, djersa, loti dhe paratë tona janë ato që e kanë bërë Evropën të jetë ajo që është sot. Do të ishte më mirë sikur aktualisht të kishim pak mirënjohje përkundër anti-amerikanizmit”.

Malloch edhe më parë ka sulmuar BE-në, duke pretenduar rrënimin e euros. “Për mendimin tim (euro) jo vetëm që po vdes, por ka edhe probleme të vërteta serioze. Euro në 1 – 1.5 vitet e ardhshme mund të rrënohet. Po të isha unë në vitin 2017 do e shisja hapur euron”.

Ndërsa në një tjetër deklaratë Malloch duke vendosur në objektiv BE-në. “Kam pasur një detyrë diplomatike, ku kam ndihmuar për rrëzimin e Bashkimit Sovjetik. Ndoshta ka ndonjë Bashkim tjetër që ka nevojë për pak më shumë zbutje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme