Mali i Zi nuk do ta hap ambasadën e saj në Jerusalem

20:24 | 3 Shkurt 2021
A. B.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, deklaroi se qeveria malazeze synon të hap ambasadës në Tel Aviv dhe jo si disa shtetet, Jerusalem.

Ai e konfirmoi atë sot në një bisedë me ambasadorin e sapoemëruar të Izraelit, Jahel Vilan.

Krivokapiq tha se ishte i vetëdijshëm për rëndësinë që Izraeli ka në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nevojat diplomatike që shteti i Malit të Zi njeh si përparësi, raporton rtcg.me.

“Ambasadori Vilan mirëpriti qëllimin e Qeverisë së Malit të Zi. Ai falënderoi për lëvizjen miqësore të bërë nga Qeveria e Malit të Zi në 27 Janar për të pritur Konsullin e Nderit të Izraelit në Mal të Zi”, thuhet më tutje në njoftimin e qeverisë malazeze.

Vilan është i bindur se populli malazez ka një kujtesë të gjallë të tmerreve të përjetuara nga populli hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të ngjashme