Dy turistë gjetën vdekjen në një aksident autobusi në Malejzi, derisa 19 të tjerë janë plagosur, 16 prej tyre shtetas kinezë dhe tre vendas.
Dy shtetas kinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një autobus turistik u anua, ndërsa po udhëtonte në një tatëpjetë në Jalan Genting-Bentong, të shtunën.
Dy viktimat meshkuj, të cilët vdiqën në vend, besohet se kanë mbetur të bllokuar në vendet e tyre gjatë aksidentit të orës 10:40.
Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të shtetit Pahang tha se hetimet fillestare zbuluan se dy persona vdiqën ndërsa 19 të tjerë u plagosën , prej tyre 16 shtetas kinezë dhe tre vendas.
Dy pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në automjet ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë mundur të dalin nga autobusi.
Autobusi turistik po transportonte 11 burra dhe shtatë gra, të gjithë shtetas kinezë, së bashku me tre burra vendas gjatë aksidentit./rtk
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?