Malajzia me ligj kundër lajmeve të rreme

15:30 | 2 Prill 2018
M. A.

Malajzia të hënën miratoi një ligj kundër “lajmeve të rreme” që do të lejonte burgim deri në gjashtë vjet për shkelësit.

Qeveria e kryeministrit Najib Razak siguroi një shumicë të thjeshtë në parlament për ta miratuar atë.

Sipas ekzekutivit të këtij vendi, ky ligj tha nuk do të cenonte lirinë e fjalës dhe rastet nën të do të trajtoheshin përmes një procesi gjyqësor të pavarur, transmeton Klan Kosova.

“Ky ligj ka për qëllim të mbrojë publikun nga përhapja e lajmeve të rreme, duke lejuar lirinë e fjalës siç parashihet me kushtetutën”, tha ministri i drejtësisë Azalina Othman Said në parlament.

Ligji i përcakton lajmet e rreme si “lajme, informacione, të dhëna dhe raporte që janë tërësisht ose pjesërisht të rreme” përfshirë kronika, regjistrime audio dhe ato vizuele.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme