Google ADS

Malajzia i dëbon tre persona për lidhje të dyshuara me Gulenin

13:58 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Malajzia ka dëbuar tre turq për në Ankara për shkak të lidhjeve të dyshuara me grupin që akuzohet për tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut.

Autoritetet kanë arrestuar drejtorin e shkollës Turgay Karaman, biznesmenin Ihsan Aslan dhe akademikun Ismet Ozcelik javën e kaluar duke thënë se ata ishin kërcënim i sigurisë kombëtare, transmeton portali arbresh.info.

Arrestimet erdhën mes shqetësimeve të ngritura nga grupet e të drejtave që burrat u mbajtën në Malajzi për shkak të presionit nga Turqia. Në atë kohë, autoritetet nuk thanë nëse ata dyshoheshin se kishin lidhje me klerikun në ekzil, Fetullah Gulen.

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka akuzuar Gulen për orkestrimin e grushtit të dështuar të korrikut të kaluar, një pretendim që Gulen dhe pasuesit e tij e mohojnë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme