Qeveria e Malajzisë ka miratuar një terapi për shërimin e homoseksualizmit pasi autoritetet federale deklaruan se orientimi seksual mund të ndryshohet pas trajtimit.
Një video e bërë nga departamenti për familje, shoqëri dhe zhvillim shpjegon se si myslimanët mund të ndryshojnë qasjen ndaj komunitetit LGBT duke mos promovuar urrejtje për këtë komunitet.
Por kjo video ka ngjallur reagime të ashpra për sugjerimin që ajo kishte bërë se homoseksualizmi mund të “shërohet”, transmeton arbresh.info.
“Është e vërtetuar se ka njerëz në mesin e myslimanëve që nuk kanë orientim heteroseksual por i qëndrojnë besnik fesë. Për ata, ky është test nga Zoti dhe ata zgjedhin të përballen me këtë test me rregullat e islamit” , thuhet në videon e gjatë tre minuta.
Videoja i këshillon myslimanët të jenë të durueshëm dhe të ndihmojnë shokët e tyre të kthehen në rrugën e heteroseksualizmit.
Si pjesë e terapisë përfshihen edhe tretmani psikologjik ose këshillimi për të ndryshuar preferencat seksuale dhe terapia me shok elektrik, që nga e tërë bota konsiderohet si terapi e rrezikshme madje është e ndaluar me ligj./Arbresh.info
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...