Malajzia do të anulojë hyrjen pa viza për koreano-veriorët që nga 6 marsi, njofton agjencia e lajmeve Bernama.
Koreano-veriorëve do t’u kërkohet viza para se të hyjnë në Malajzi për arsye sigurisë, ka thënë Ahmad Zahid Hamidi, transmeton portali arbresh.info.
Ky veprim vjen dy javë pasi Kim Jong Nam, gjysmë vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u vra në aeroportin e Kuala Lumpur me një agjent helmues nervor. Koreja e Jugut dhe SHBA thonë se ai u vra nga agjentët e regjimit të Koresë së Veriut./Arbresh.info
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë