Malajzia dëbon ambasadorin e Koresë Veriore

16:53 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Autoritetet e Malajzisë dëbuan të shtunën ambasadorin e Koresë Veriore në këtë shtet Kang Çol, duke e shpallur person të padëshiruar dhe kërkuan prej tij që ta lëshojë vendin në afat brenda 48 orësh.

Vendimi për dëbimin e ambasadorit veri-korean në Malajzi është marrë tri javë pas vrasjes së gjysmë-vëllait të liderit veri-korean Kim Jong Nam në aeroportin e Kuala Lumpurit me gaz nervor, transmeton Reuters./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme