Google ADS

Malajzi, arrestohen më shumë 400 persona të dyshuar si terroristë

01:28 | 8 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Më shumë se 400 perosna janë arrestuar gjatë një operacioni kundër terrorizmit në Malajzi.

Ata janë arrestuar gjatë bastisjeve në kryeqytetin Kuala Lumpur dhe kryesisht janë nga Bangladeshi, India dhe Pakistani, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Ndër artikujt e sekuestruar janë edhe makinat për të bërë pasaporta fallco.

Siguria në qytet është duke u shtrënguar përpara Lojrave të Azisë Juglindore, të cilat fillojnë në pak më shumë se një javë.

Autoritetet besojnë se të gjithë ata që nuk kishin dokumenta janë të lidhur me grupet terroriste në Siri dhe Irak.

“Ne do të zbulojmë dhe të ndërmarrim veprime kundër të huajve të dyshuar për lidhje me terroristët, veçanërisht ata që përfshihen në aktivitete në Siri”, tha zyrtari i policisë kundër-terroriste Ayob Khan Mydin Pitchay, shkruajnë mediat në Malajzi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme