Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gjatë një sulmi ditën e Vitit të Ri.
Në bashkinë e qytetit ishin vendosur fotografi të viktimave të sulmit, ndërsa në homazhe morën pjesë të afërm të tyre dhe zyrtarë të Malit të Zi.
Të premten, kryeministri malezez Milojko Spajiq njoftoi një projektligj të ri që ashpërson masat për mbajtjen e armëve.
Spajiq njoftoi se individët që kanë armë me leje do t’i nënshtrohen një kontrolli të së shkuarës së tyre dhe gjendjes psikologjike ndërsa paralajmëroi për një ndëshkim tejet të ashpër për ata që mbajnë armë në mënyrë të paligjshme.
Viktimat e sulmit në qytetin perëndimor të Cetinjës ishin 7 burra, tre gra dhe dy fëmijë, të lindur në 2011 dhe 2016.
Policia tha se autori, i identifikuar si Aco Martinoviq, ka të ngjarë të ketë qëlluar veten në kokë dhe humbi jetën.
4 persona të tjerë që u plagosën rënde vazhdojnë të marrin trajtim spitalore.
Mali i Zi ka një kulturë të rrënjosur thellë të mbajtjes së armëve.
Televizioni shtetëror RTCG raportoi se Mali i Zi është vendi i 6 në botë për sa i përket numrit të armëve atë paligjshme për frymë. /VOA/
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump