Një makinë u përplas në portën e ambasadës ruse në Bukuresht, Rumani, mëngjesin e së mërkurës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, shkruan CNN.
Incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale, tha TASS, duke cituar Radio Romania. Sipas radiostacionit, makina më pas mori flakë.
Sipas policisë, shoferi ka vdekur, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve. Trafiku është kufizuar në rrugën ku ndodhet ambasada dhe forcat e rendit po hetojnë shkaqet e incidentit, thuhet në raport. /abcnews.al/
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin
Muriqi në top formë, realizon dy gola ndaj Las Palmas
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë/ Fitojnë kryesuesit ...
IKShPK uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës