Tre emigrantë, dy nga Nikaragua dhe një tjetër nga Ekuadori, vdiqën kur u përplasën nga një automjet në një autostradë në shtetin jugor të Meksikës, Oaxaca, thanë autoritetet.
17 persona të tjerë u plagosën në aksidentin në shtetin Oaxaca, tha Instituti Kombëtar i Migracionit meksikan (INM).
“Një automjet privat ka përplasur pjesëtarët e një karvani emigrantësh”, tha INM, duke konfirmuar vdekjen e tre emigrantëve.
Oaxaca është një rrugë kyçe për migrantët që kërkojnë të kalojnë Meksikën për të arritur në kufirin e SHBA-së dhe aksidentet që përfshijnë emigrantët atje janë të zakonshme.
Në dhjetor 2021, 50 persona u vranë në shtetin Chiapas (në jug) kur një kamion i përfshirë në një aksident me një gjysmërimorkio që transportonte ilegalisht 160 emigrantë./abcnews.al
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit