Shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe katër janë plagosur kur një makinë me targa serbe që transportonte emigrantë u përplas me një shtëpi në Hungari të hënën vonë.
Sipas Reuters, deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka refuzuar që të ndalonte për kontroll nga autoritetet, transmeton portal arbresh.info
Makina, e cila mbante 10 emigrantë dhe ishte nisur drejt qytetit të Szeged, më pas u përplas me një shtëpi dhe u përmbys.
Policia tha se drejtuesi i mjetit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, u ndalua dhe ndaj tij do të nisë procedimi për trafikim personash dhe shkaktim të një aksidenti masiv me fatalitet.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kufirit me Hungarinë, e cila është anëtare e Bashkimit Europian, dhe me Serbinë, e cila nuk është pjesë e bllokut.
Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka ndërtuar një gardh kufitar në vitin 2015, në kulmin e krizës së emigrantëve, ku qindra mijëra emigrantë kaluar nga ai kufi për një jetë më të mirë drejt vendeve të pasura të BE-së.
Qëndrimi i linjës së ashpër kundër imigracionit të Orban ndihmoi partinë e tij konservatore Fidesz të fitojë rizgjedhjen në 2018. Javën e kaluar 2,419 emigrantë u ndaluan në kufijtë e Hungarisë, tregojnë të dhënat e publikuara nga policia. / reuters /arbresh.info/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...