Raportohet se të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi një makinë përplasi një turmë në jug të Belgjikës.
Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Bruksel.
Makina raportohet se u përplas me shpejtësi të madhenë një grup prej rreth 60 personash që po përgatiteshin të merrnin pjesë në një paradë karnavalesh të dielën.
Disa persona janë plagosur rëndë dhe disa janë në gjendje kritike, tha një zëdhënëse e policisë për BBC, transmeton arbresh.info
Rrethanat e sulmit janë duke u hetuar, por policia tha se një sulm terrorist ishte përjashtuar.
“Është një aksident, një tragjik. Makina goditi grupin dhe u përpoq të vazhdonte, por u ndalua shpejt nga policia,” tha zëdhënësja e policisë Cristina Ianoco.
Shoferi dhe personat e tjerë në veturë janë ndaluar”, shtoi ajo.
Policia mohoi raportet e mëparshme në disa media belge se përplasja pasoi një ndjekje policore me shpejtësi të lartë.
“Ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve dhe të plagosurve në incidentin e sotëm në mëngjes”, shkroi në Twitter ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.
“Ajo që supozohej të ishte një festë e madhe u kthye në një tragjedi”, shtoi ajo. “Ne po monitorojmë situatën nga afër”.
LEXO EDHE:
Katër persona vdesin pasi vetura godet turmën me njerëz në Belgjikë
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok