Google ADS

Makina godet kalimtarët në vendin ku po mbahet Botërori 2018

17:26 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Një banor 63-vjeçar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë hospitalizuar, pasi një makinë i përplasi kalimtarët në trotuar në qytetin e Soçit, bën të ditur policia.

Policia ka thënë për Reuters që janë duke hetuar incidentin dhe që ka tregues që sugjerojnë se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, transmeton portali arbresh.info.

Rusia është nikoqiri i Kupës së Botës në 11 qytete, përfshirë edhe Soçin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme