Mahmoud Abbas fajëson Hamasin për sulmin ndaj karvanit të kryeministrit

13:23 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka akuzuar Hamasin për orkestrimin e shpërthimit të javës së kaluar që synonte konvojin e kryeministrit Rami Hamdallah ndërsa hynte në Rripin e Gazës.

“Ne nuk duam që ata të hetojnë, nuk duam informacion prej tyre, ne nuk duam asgjë prej tyre, sepse e dimë saktësisht se ata, lëvizja Hamas, ishin ata që e kryen këtë incident”, Abbas tha në një takim të udhëheqjes palestineze në Ramallah, transmeton portali arbresh.info.

Konvoji i Hamdallahut, i cili përfshinte shefin e inteligjencës së Autoritetit Palestinez Majed Faraj, u sulmua menjëherë pasi delegacioni kaloi nëpër pikën e kontrollit të kontrolluar nga Izraeli, i njohur prej palestinezëve si Beit Hanoun, në veri të Gazës.

Faraj dhe Hamdallah mbetën të pa lënduar, ndërsa shtatë roje të sigurisë u plagosën në shpërthim.

Menjëherë pas sulmit, Hamasi tha se po fillonte një hetim për të zbuluar se kush ishte prapa shpërthimit dhe ndryshoi komentet e PA-së duke fajësuar grupin e bazuar në Gaza për incidentin.

Duke folur gjatë takimit të së hënës, Abbas tha se në qoftë se “përpjekja për vrasje” do të ishte realizuar, zhvillimi do të hapte derën për një luftë të përgjakshme civile.

Në përgjigje të akuzave të Abbasit, Hamasi bëri thirrje për zgjedhje, transmeton arbresh.info.

“Ne jemi të tronditur nga qëndrimi i tensionuar që Abbasi ka marrë. Kjo pozitë djeg urat dhe forcon ndarjen dhe godet unitetin e popullit tonë”, tha Hamasi në një njoftim për shtyp.

“Në dritën e gjithë kësaj, Hamasi bën thirrje për zgjedhje të përgjithshme, duke përfshirë zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe kombëtare, në mënyrë që populli palestinez të zgjedhë udhëheqjen e tyre”.

Sulmet dhe deklaratat pasuese nga të dyja palët shënojnë një përkeqësim serioz në marrëdhëniet ndërmjet Hamasit dhe Autoritetit Palestinez, trupit gjysmë autonom që qeveris Bregun e pushtuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme